Përdoret si glet llaç themelor dhe glet masë për hapsira të brendshme. Nuk është për sipërfaqe të lagëta. Një thes Renofix 100 përzihet me 10-11 litra ujë. Për suvatim makinerik stërpiket me pompë suvatimi Skure-Tech S-4 dhe me rrafshues alumini rrafshohet sipërfaqja. Trashësia minimale është 10 mm për muret dhe 7 mm për tavanet. S’duhet të punohet nën temperaturë prej +5°C.
Renofix 220 – LLAÇ I LEHTË PËR PËRPUNIMIN E MUREVE TË BRENDSHME ME PERLIT
Shtresë e lehtë mbi bazë gjipsi për tavane dhe mure të brendshme betoni. Një thes Renofix 220 derdhet në 10-11 litra ujë dhe përzihet me mikser. Për suvatim makinerik stërpiket me Skure-Tech S-4 dhe tërhiqet me rrafshues dhe gletohet. Trashësia e llaçit është 8-10 mm. S’duhet të punohet nën temperature prej +5°C. S’duhet të përzihet me materiale tjera. Të ruhet në vend të thatë.