Perlit është emër gjenerik për një substancë alumo-silikate me origjinë vullkanike.
Perliti i papërpunuar përmban 2–5% ujë të kristalizuar, pas nxjerjes së xeheve të perlitit ai piqet ne temperatura rreth 1000°C. Në këtë temperaturë të lartë vjen deri te zgjerimi dhe forcimi i perlitit prej 20–40 herë. Avulli dhe fluskat e ujit i japin karakteristikën zgjeruese perlitit, struktur poroze, dendësi të vogël dhe ngjyrë të bardhë.
Karakteristikat e perlitit të përpunuar janë: është ekologjik, nuk përmban kemikalie, është natyral dhe është i pazavendësueshëm në aplikim.
Ne e prodhojmë në 500 my, 1000 my, 1500 my dhe 2000 my.
Struktura kimike e perlitit është:
SiO₂
Al₂O₃
Fe₂O₃
CaO
MgO
Na₂O
K₂O
70 – 75 %
10 – 15 %
0.5 – 3 %
1 – 1,5 %
0,4 – 0,8 %
3 – 4,5 %
3 – 4,5 %