“KF RENOVA” Tetove • Maqedoni
Tel.: +389 044 334 684
Faks: +389 044 334 684
е-mail: kfrenova2003@yahoo.com
KF “RENOVA” eshte themeluar ne vitin 2003 por burimin e ka nga shkolla e futbollit e cila eshte formuar ne vitin 2000 dhe mbante emer tjeter. Si rezultat I punes se suksesshme ne vitin 2003 prej kur njerezit e pare te kompanise RENOVA nga fshati Xhepcisht filluan te investojne ne kete shkolle futbolli, kjo shkolle qe nga ai moment u riemerua ne RENOVA, e me vone lindi ideja qe te formohet KF RENOVA pra ekip e senioreve dhe nga analizat e shumta u vendos qe te merret ekipi i Shkumbini te Tetoves e cila garonte ne ligen e trete.
Ekipi i Shkumbinit u riemerua ne RENOVA dhe ky ekip ne sezonin 2003/04 filloi te garonte me emrin e ri he shnderrohet ne nje ekip shume te organizuar dhe si rezultat i kesaj RENOVA e fitoi vendin e pare ne lige. Per tu kualifikuar ne ligen e dyte RENOVA duheshe te luaj loj barazh me “Vardarin” e Negotines, te cilin e fitoi pas gjuajtjeve te 11 metershit.
Ne sezonin 2004/05 RENOVA vazhdon lojen e saj ne ligen e dyte ku ambiciet e klubit ishin qe te behej ekip elite e futbollit ne R. Maqedoni.
Me nje organizim dhe nje pune te lodhshme e profesionale te te gjitha strukturave ne krye me drejtorin e klubit z. Qenan Idrizin, RENOVA ne fund te sezonit ariti qe te jete e dyta e ranguar ne liste me cka u plasoheshte drejtperdrejte ne ligen e pare te Maqedonise.
Ne sezonin 2005/06 do me thene ne kete sezon garon ne ligen e pare me ambicie ta ruaj kete vend edhe ne te ardhmen dhe te lufton qe te garon edhe ne Evrope.