POLITIKA PËR KUALITET DHE ÇERTIFIKATAT

Home » ÇERTIFIKATAT

RENOVA është organizatë për prodhimin e materialeve ndërtimore të thata si dhe ato të lëngshme, duke marrë parasysh faktorët e jashtëm dhe të brendshëm që lidhen me biznesin, si dhe nevojat dhe pritshmëritë e palëve të interesuara, Kjo kompani është e përcaktuar të zbatojë plotësisht këtë Politikë, që është kornizë për vendosjen dhe  rishqyrtimin e qëllimëve të definuara për kualitet.
Strategjia dhe synimi thelbësor i RENOVËS është angazhimi në përmbushjen e kërkesave dhe pritshmëritë e klientëve, duke krijuar vlera për palët e tjera të interesuara, si dhe të rëndësishme për RENOVËN.

Principet bazë për përmbushjen e këtij qëllimi janë:

  • Krijimi i një sistemi biznesi që do të ofrojë produkte cilësore dhe dërgim në kohë I porosive tek blerësit, me kosto më të vogël dhe konsum optimal të burimeve, gjë që rrit besimin dhe përmirëson imazhin e kompanisë,
  • Përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së proceseve si dhe efikasitetit të sistemit të menaxhimit të cilësisë në përputhje me kërkesat e standardit ISO 9001: 2015,
  • Përpjekje për cilësi të klasit botëror, duke përdorur metoda më moderne për kontrollin e produkteve që përputhen me standardet EN në fushën e ndërtimit, si dhe shenjën CE për një produkt të sigurt,
  • Përmirësimin e përhershëm të njohurive dhe aftësive të punonjësve si bartës të kulturës së lartë të punës, përmes edukimit, trajnimit dhe aftësimit adekuat si dhe brenda përgjegjësive dhe autorizimeve të tyre përkatëse,
  • Identifikimin në kohë të rreziqeve dhe mundësive, eliminimin ose minimizimin e efekteve të dëmshme,
  • Modernizimi i infrastrukturës, pajisjeve për punë dhe ambientit të punës, si dhe kujdesi për mbrojtjen e mjedisit jetësor,
  • Sigurimi i burimeve të nevojshme dhe ruajtja e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme për arritjen e rezultateve të pritura dhe qellimëve per kualitet,
  • Vendosja e metodave për monitorimin e efikasitetit të proceseve për vlerësimin e rezultateve të planifikuara,

Me një strategji të tillë, Renova në të ardhmen do të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm, konkurrencë në treg, efikasitet, siguri dhe besim gjatë kryerjes së aktivitetit të saj, tani dhe në të ardhmen. Menaxhimi me përgjegjësi të plotë do t’i kushtohet zbatimit të Politikës dhe objektivave, duke respektuar kërkesat ligjore, si dhe masat për arritjen e rezultateve të planifikuara.
Kjo Politikë rregullisht do të rishikohet për të siguruar përshtatshmëri dhe efektivitet të mjaftueshëm, e kuptuar dhe në dispozicion për të gjitha palët e interesuara.