Objektet Tona

Historitë Tona të Suksesit.

 – Xhepçisht • Tetovë

Maqedonia e Veriut

Fabrika e vendosur në Xhepçishtë prodhon llaçin e thatë dhe suva Renofix që përdoren për suvatimin e pjesëve të brendshme dhe të jashtme të fasadave të objekteve.

Kjo fabrikë prodhon edhe qoshet prej tunxhi që janë shumë të dobishëm për saktësi dhe kursim të kohës në biznesin e ndërtimit. Në linjën e saj të prodhimit kjo fabrikë prodhon gjithashtu dhe teknologjinë e aplikimit makinat mikser Skure Tech, këto makina janë të dobishme për përzierjen e llaçit dhe aplikimin në fasadat e brendshme dhe të jashtme.

Në listën e produkteve të fabrikës RENOVA që ndodhet në Xhepçishtë mund të gjeni 35 llaqe të ndryshme të identifikuara me emrin Renofix, ndërsa lloji i materialit identifikohet me numrin përkatës (ish Renofix 10, Renofix 15, Renofix 202 etj). Sa i përket makinerive prodhuese ekzistojnë dy lloje, ajo e hedhjes së llakut dhe ajo për përzierjen.

Kapaciteti prodhues në këtë fabrikë është 25-30 tonë në orë, ndërsa numri i punëdhënësve është 32.

 • Tetovë

Maqedonia e Veriut

Në vitin 2003 ndërmarrja “Godel” privatizohet dhe kalon nën ombrellën e ndërmarrjes “RENOVA” të cilën e menaxhon Drejtori Gjeneral dhe njëkohësisht pronari z. Shefki Idrizi. Ndërmarrja “VELUR” është në përgatitje e sipër për rifillimin e prodhimit të peliqeve.

Kjo ndërmarrje në të ardhmen do të riorganizohet dhe do të merr pjesë në tregun kombëtar dhe kryesisht në atë ndërkombëtar, me kualitet të lartë, pasi që rezultatet në aukcionet botërore të peliqeve tregojnë rritje graduale të çmimeve deri në 33%, dhe kërkesat e shumanshme të këtij produkti natyral janë në rritje.

Projekti, qëndrimi dhe orientimi i “RENOVËS” është që së shpejti me sukses të ristartojë me prodhim dhe të rrit kapacitetin ditor prej 1200 në 1400 copë lëkura. Në të kaluarën kjo ndërmarrje ka prodhuar 70 % produkte gjysmë fabrikate dhe 30 % produkte të finalizuara si që janë: autombulesat, papuqet etj.

Qëllimet dhe koncentrimi jonë në të ardhmen është që 30 % e prodhimit të jenë produktet gjysëmfabrikate kurse 70 % e tyre të jenë produkte të finalizuara. Sa i përket tregut ne do të përpunojmë tregun e deritanishëm dhe do të hulumtojmë dhe përfitojmë mbi 15% të tregut ndërkombëtar.

Duke pasur parasysh faktorin ekonomik si dhe faktorin e rëndësishëm ekologjik ne jemi të bindur se gjatë hulumtimit në tregun ndërkombëtar dhe me kreativitetin tonë do të jemi partner me prodhuesit tjerët të peliqeve (kryesisht PELZ) si dhe me vonë të lëkurës anë e mbanë botës.

Për shkak të funksionit termostatik te lëkurës me lesh I bën prodhimet e përpunuara nga e njejta që çdoherë të japin temperaturën e dëshiruar me çka u krijua nevoja për gamë më të madhe prodhimesh me trend klasik dhe modern.

 – Tiranë • Shqipëri

Ky është projekti ideor i fabrikës e cila do të ndërtohet në Tiranë toka në të cilën do të ndërtohet ky objekt është e siguruar.

Në këtë fabrikë do të prodhohen prodhimet të cilat prodhohen në Xhepçisht dhe Gurëza por me kapacitet më të madh dhe me teknologjinë e fundit në lëmin në të cilin do të jetë e koncentruar të kontribuoj kjo fabrikë.

 – Gurëza • Ferizaj

Kosovë

Me rindërtimin e shpejtë të Kosovës, kërkesat për materiale Renofix po rriten aq sa fabrika “RENOVA” nga Xhepçishti nuk mund të mbulojë të gjitha pasi nuk ka kapacitete.

Ekipi menaxhues i “RENOVA” ka vendosur që urgjentisht të ndërtohet një fabrikë e “RENOVA” në Kosovë me kapacitet të dyfishuar në krahasim me fabrikën në Xhepçishtë. Kapaciteti prodhues është 40-50 ton material në orë dhe numëron 30 punonjës profesionistë.

Artikujt Renofix që prodhohen në Kosovë janë pothuajse të së njëjtës cilësi me atë të Xhepçishtit dhe dallon vetëm në disa produkte. Për më shumë detaje vizitoni indeksin tonë të prodhimit të produkteve Renofix.

  • Manastir

Maqedonia e Veriut

Fabrika “RENOSIL” me seli në Manastir është pjesë e kompanisë “RENOVA” edhe kjo është në proces investues, në këtë fabrikë prodhohet kuarci dhe perliti me mbi 20 punëtor.