Bojë universale për fasadë me fuqi të shkëlqyer mbuluese, e krijuar në bazë të disperzimit akrilik në kombinim me mbushës cilësorë dhe me pigmente. E destinuar për lyerjen e të gjitha nënshtresave minerale, e lehtë për t’u përdorur, e përshkueshme nga avulli, me rezistencë të shkëlqyer ndaj kushteve të motit dhe harxhimit. Mund të nuancohet në gamë të gjerë ngjyrash. Të ruhet në vend të thatë dhe të mbrohet nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit:18 muaj nga data e shënuar në paketimin origjinal.
Bojë silikoni për fasade cilësore e bazuar në dispersion silikoni me shtimin e përbërsëve për përmirësimin e cilësisë, të destinuara për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme. Karakterizohet nga përshkueshmëria e lartë e avullit, ngjitja e shkëlqyer, rezistenca ndaj ujit dhe mbrojtja nga algat dhe kërpudhat. Është e lehtë për t’u përpunuar, e përshtatshme me mjedisin, e përshtatshme për një shumëllojshmëri të gjerë nënshtresash, të tilla si sipërfaqe betoni dhe çimentoje, suva minerale dhe termoizolim i suvatuar. Ruajeni të thatë dhe mbroni nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit 18 muaj nga data e shënuar në paketimin origjinal.
Produkte të avancuara teknikisht me bazë silikoni–dispersion silikoni dhe akrilik. Aplikohen për sipërfaqe të jashtme e të brendshme. I përshkueshëm nga avujt dhe i papërshkueshëm nga uji. Rezistues para së gjithash kundrejt papastërtive. Me veti të shkëlqyera hidrofobike. Siguron mbrojtje optimale nga ndikimet atmosferike. Falë elasticitetit të lartë dhe ngjitjes së shkëlqyeshme në sipërfaqe është shtresë ideale për sistemet e jashtme termoizoluese. Të ruhet në vend të thatë dhe të mbrohet nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit: 12 muaj nga data e shënuar në paketimin origjinal.
Masë patinimi me cilësi dhe performancë të lartë për aplikim profesional në muret e brendshme, paraprakisht të suvatuara me llaçra themelorë, për nënshtresa të lëmuara betoni dhe Gipskarton pllaka. Mund të përpunohet në dorë dhe (me pompat e destinuara për stërpikjen e glet – masës). Ka aftësi lëmimi shumë të lartë. Pas tharjes së plotë, nënshtresa është gati për lyerje ose për letër muri. Të ruhet në vend të thatë dhe të mbrohet nga dielli & ngrica. Afati i përdorimit: 6 muaj nga data e shënuar në paketimin origjinal.
Bojë e brendshme me aromë trëndafili e bazuar në pigmente dhe në lidhës të cilësisë së lartë. Ofron mbulim të shkëlqyer të sipërfaqes. Është prodhuar me teknologji të avancuar. Përdoret për mbrojtjen e mureve dekorative dhe tavaneve të brendshme që janë më të spikatur. Ka përshkueshmëri të shkëlqyer të avullit, është rezistuese ndaj pastrimit me leckë të lagur dhe me preparate universale shtëpiake. Ka pamje të mëndafshtë, të theksuar, mat. E pranishme me gamë të gjerë ngjyrash dhe me nuanca të ndryshme.Të ruhet në vend të thatë dhe të mbrohet nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit: 18 muaj nga data e shënuar në paketimin origjinal.
Bojë e bardhë e cilësisë së lartë me aromë manjole për muret e brendshme dhe tavanet në hapësira të thata. Është produkt me fuqi mbuluese të jashtëzakonshme dhe me bardhësi shkëlqyer. Bojë e përshtatshme për “zbardhjen e parë” të të gjitha nënshtresave minerale me ngarkesë të ulët, duke kursyer kohë dhe përpjekje. Sipërfaqet duhet të jenë të pastra e të thata. Boja e vjetër duhet të gërvishtet. Çarjet në mur duhet të stukohen. Të ruhet në vend të thatë dhe të mbrohet nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit 18 muaj nga data e shënuar në paketimin origjinal.
Bojë e cilësisë shumë të lartë me aromë kokosi, e krijuar dhe e përsosur në aspektin teknologjik, e cila u jep shkëlqim mureve dhe krijon hapësirë të pastër. Është bojë jashtëzakonisht e qëndrueshme, e përshkueshme nga avulli, e dedikuar për zbardhjen e mureve dhe tavaneve nëpër hapësira të thata, siç janë: dhomat e ndenjes, kuzhinat, dhomat e gjumit, korridoret, zyrat dhe dhomat e konferencave. Të ruhet në vend të thatë dhe të mbrohet nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit: 18 muaj nga data e shënuar në paketimin origjinal.
Bojë aromatike me aromë molle e destinuar për muret e brendshme dhe tavanet. E përbërë nga disperzioni polimer, pigmente, mbushës dhe aditivë të tjerë. Aplikohet lehtë dhe ka fuqi të mirë mbuluese. E përshkueshme nga avulli, rezistuese ndaj fërkimit të thatë, e përshtatshme për të gjitha llojet e nënshtresave të thata e të forta, për sipërfaqe të suvatuara imët, për beton, Gips karton pllaka etj. Është e lehtë për përdorim. Aroma e mollës do të sjellë freski shtesë në dhomë. Të ruhet në vend të thatë dhe të mbrohet nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit: 18 muaj nga data e shënuar në paketimin origjinal.
RenoColor Perfect Finish është bojë disperzive e cilësisë së lartë me nuanca të këndshme dhe të theksuara, e krijuar me bazë të kopolimereve vinile – pigmente të lehta të përhershme, mbushës dhe përbërës të tjerë. Bojë e dedikuar për sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme. Kjo bojë karakterizohet për pigmentimin e theksuar dhe qëndrueshmërinë e lartë të nuancave.
PERFEKT FINISH përbëhet nga 9 ngjyra të ndryshme themelore e të pigmentuara dhe 36 nuanca ngjyrash.