Përdoret për fasada, mure të brendshme dhe hapësira të lagështa. Për përdorim me dorë (manual) duhet një thes Renofix 60 të përzihet 2 minuta me mikser me 7,5-8 litra ujë të pastër. Sipërfaqja patjetër duhet të jetë e pastruar nga pluhuri, mbeturinat dhe njollat e yndyrës. Trashësia minimale e shtresës është 15 mm. Të mos përzihet me materiale të tjera. Të ruhet në vend të thatë. Afati i për-dorimit 6 muaj. S’duhet të përdoret nën temperaturë prej +5°C. T’i përmbaheni udhëzimit teknik.
Përdoret si llaç spërkatës për të gjithë llojet e mureve. Të mos përdoret në bazamente të buta (në beton poroz dhe në tulla me vrima). Për përdorim me dorë duhet një thes Renofix 70 të përzihet me rreth 8-9 litra ujë dhe aplikohet me mistri. Të paktën të mbulohet 80% e sipërfaqes. Sipëfaqja e murit patjetër duhet të pastrohet nga pluhuri, mbeturina dhe yndyra . Të ruhet në vend të thatë. Qëndrueshmëria: 6 muaj. S’duhet të përdoret nën temperaturë prej +5°C. T’i përmbaheni udhëzimit teknik.
Me këtë llaç kurseni kohën për porositje të rërës, çimentos dhe gëlqeres. Përzihet vetëm me ujë. Të mos përzihet me materiale të tjera. Përdoret për suvatim me dorë dhe makinë. Nji thes Renofix 75 përzihet me 7-8 litra ujë të pastër. Mund të përdoret pasi kalojnë dy minuta. Afati i përdorimit: 6 muaj. Të ruhet në vend të thatë. S’duhet të përdoret nën temperaturë prej +5°C. T’i përmbaheni udhëzimit teknik.
Estrih i thatë është me bazë çimentoje, me rërë gëlqerore dhe me granulim 0-3 mm. E përmirëson cilësinë e punës suaj. I prodhuar me teknologji moderne, me të përfitohet masë homogjene çimentoje. Për përpunim me dorë duhet një thes Renofix 970 të përzihet me 4 litra ujë të pastër. Përzihet me dorë ose me mikser. Renofix 970 duhet të përdoret brenda një ore. Pastaj duhet të nivelohet. Afati i përdorimit: 6 muaj. Të ruhet në vend të thatë. S’duhet të përdoret nën temperaturë prej +5°C. T’i përmbaheni udhëzimit teknik.