RENOVA - XHEPÇISHT
Home »
Fabrika e vendosur në Xhepçishtë prodhon llaçin e thatë dhe suva Renofix që përdoren për suvatimin e pjesëve të brendshme dhe të jashtme të fasadave të objekteve. Kjo fabrikë prodhon edhe qoshet e tunxhit që janë shumë të dobishëm për saktësi dhe kursim të kohës në biznesin e ndërtimit. Në linjën e saj të prodhimit kjo fabrikë prodhon gjithashtu dhe teknologjinë e aplikimit makinat mikser Skure Tech, këto makina janë të dobishme për përzierjen e llaçit dhe aplikimin në fasadat e brendshme dhe të jashtme. Në listën e produkteve të fabrikës RENOVA që ndodhet në Xhepçishtë mund të gjeni 35 llaqe të ndryshme të identifikuara me emrin Renofix, ndërsa lloji i materialit identifikohet me numrin përkatës (ish Renofix 10, Renofix 15, Renofix 202 etj). Sa i përket makinerive prodhuese ekzistojnë dy lloje, ajo e hedhjes së llakut dhe ajo e përzierjes. Kapaciteti prodhues në këtë fabrikë është 25-30 tonë në orë, ndërsa numri i punëdhënësve është 32.