SUVA DEKORATIVE TË LËNGSHME 
K.H.P SUVA RRËSHIRE SINTETIKE

Suva akrilike dekorative shumë cilësore. Përzierje e gatshme për përdorim të menjëhershëm, me granulime të ndryshme, me teksturë në dy variante të V & R, rezistuese ndaj kushteve klimatike, përzgjedhje e gjerë ngjyrash, elastike, e përshkueshme nga avujt dhe e papërshkueshme nga uji, rezistuese ndaj ndikimeve atmosferike dhe rrezatimit UV. Suva strukturore e lehtë për punë. Përdoret si suva dekorative përfundimtare për të gjitha sipërfaqet e suvatuara me suva gëlqere-çimentoje, sisteme izolimi në fasadat e polystirolit dhe leshit të gurit. Ruajeni në vend të thatë dhe mbrojeni nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit: 18 muaj nga data e shënuar në ambalazhimin origjinal.

Udhëzimi Teknik Lista e Sigurisë Deklaratë për Vetitë Shfaq të Gjitha
S.A.P SUVA AKRILIKE DEKORATIVE

Llaç akrilik dekorativ shumë cilësor, shtresë përfundimtare. Përzierje e gatshme për përdorim të menjëhershëm dhe në granulacione të ndryshme, me teksturë në dy variante V & R. I përshtatshëm për të gjitha llojet e fasadave. Përdoret si llaç përfundimtar dekorativ për të gjitha sipërfaqet e suvatuara me suva gëlqereje e çimentoje, sistemet izoluese te fasadat e polystirolit dhe leshit të gurit. I lehtë për përpunim. Karakterizohet nga qëndrueshmëria e lartë, përshkueshmëria e avullit, papërshkueshmëria nga uji. Është rezistues ndaj ndikimeve atmosferike dhe nga rrezatimi UV. Karakterizohet me mbulim të shkëlqyer për m2. Ruajeni në vend të thatë dhe mbrojeni nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit: 18 muaj nga data e shënuar në ambalazhimin origjinal.

Udhëzimi Teknik Lista e Sigurisë Deklaratë për Vetitë Shfaq të Gjitha
SILIKATPUTZ SUVA SILIKONI DEKORATIVE

Suva gjithëpërfshirëse e cilësisë së lartë me përbërës organikë dedikuar për mure të jashtme dhe të brendshme, me granulacione, struktura dhe ngjyra të ndryshme. Ngjitet fort në sipërfaqe, është rezistuese ndaj ndikimeve të jashtme, ekologjike, e përshkueshme nga avulli dhe e papërshkueshme nga uji. Përdoret si suva përfundimtare dekorative për të gjitha sipërfaqet e suvatuara me suva gëlqereje-çimentoje, në sisteme izolimi në fasadat e polystirerolit dhe leshit të gurit. Siguron rregullim të mirë të lagështisë së ajrit nëpër dhoma të mbyllura (klimë e shëndetshme në hapësira të brendshme). Nuk e lejon zhvillimin e mykut, algave dhe baktereve. Ruajeni në vend të thatë dhe mbrojeni nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit: 18 muaj nga data e shënuar në ambalazhimin origjinal.

Udhëzimi Teknik Lista e Sigurisë Deklaratë për Vetitë Shfaq të Gjitha
SILIKONHARZPUTZ SUVA SILIKONI DEKORATIVE

Suva dekorative silikoni/rrëshire për përpunimin e sipërfaqeve të jashtme dhe të brendshme. Konsiderohet si suva gjithëpërfshirëse dhe superiore në mesin e suvave moderne. Produkt me cilësi të lartë, tepër i qëndrueshëm dhe stabil, me granulacione, struktura dhe ngjyra të ndryshme. Rezistues ndaj ndikimeve të jashtme, i papërshkueshëm nga uji dhe i përshkueshëm nga avujt. Me qëndrueshmëri të gjatë, i përshtatshëm për fasada me termoizolim dhe për të gjitha sipërfaqet e suvatuara me llaç gëlqereje-çimentoje. Ruajeni në vend të thatë dhe mbrojeni nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit: 18 muaj nga data e shënuar në ambalazhimin origjinal.

Udhëzimi Teknik Lista e Sigurisë Deklaratë për Vetitë Shfaq të Gjitha
RENOKULIR SUVA DEKORATIVE

Suva dekorative me bazë të kokrrizave natyrore të pigmentuara dhe lidhësve nga polimeri për përdorim të jashtëm e të brendshëm. E qëndrueshme dhe rezistuese ndaj ndikimeve atmosferike: shiut, borës dhe rrezeve të drejtpërdrejta të diellit. Përdoret për përpunimin e sipërfaqeve dhe sipërfaqeve të jashtme e të brendshme dhe coklës të murit. E lehtë për përdorim, difuze, shumë fleksibile, rezistuese ndaj goditjeve, ngricave dhe papastërtive. Ruajeni në vende të thatë dhe mbrojeni nga dielli & ngricat. Afati i përdorimit: 18 muaj nga data e shënuar në paketimin origjinal.

Udhëzimi Teknik Lista e Sigurisë Deklaratë për Vetitë Shfaq të Gjitha
sqAlbanian