ompania Renova në ambientet e “Hotel Mercure” shtroi një iftar për klientët dhe baskëpunëtorët e saj, për nder të muajit të Ramazanit.
Iftarin e nderuan mbi 130 mysafirë si; partnerë të kompanisë Renova, ndërtimtarë, arkitektë, grupe pune, miq e personalitete të fushave të ndryshme.
Drejtori Ekzekutiv, z. Shefki Idrizi, ua uroi të pranishmive mirëseardhjen dhe ua uroi të gjithë pjestarëve agjërim të lehtë dhe i falenderoi të gjithë punonjesit, klientët dhe bashkëpunëtorët për punën e përditshme që bëjnë së bashku.